Bleu tortë 250 lekëshe/ Si u dënua Ahmet Golemi me 5 vite burg pse festoi fitoren e Muhamed Ali

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Bleu tortë 250 lekëshe/ Si u dënua Ahmet Golemi me 5 vite burg pse festoi fitoren e Muhamed Ali

Ahmet Golemi,një nga pioneret dhe emrat të shquar të boksit shqiptar u nda nga jeta këtë të shtunë në moshën 85 vjec.

 

Ai lindi më 5 qershor të vitit 1936, në Tiranë.  Nisi të stërvitet nën urdhërat e një tjetër legjende Ali Kastrati në fundin e viteve 40, por spikati më së shumti në vitët 50-60 të shekullit të kaluar ku arriti të shpallet 5 here kampion kombëtar .

 

Advertisement

Falë këtyre sukseseve ai ka merituar disa nga titujt me te rendesishem mes të cileve edhe “Mjeshter i Madh”.

 

Përvecse një sportist i madh, Ahmet Golemi do të mbahet mend edhe si shkrimtar, gazetar dhe mbi të gjitha komentator boksi.

 

Advertisement

Më 7 maj të vitit 1979 Golemi u dënua me 5 vite heqje lirie për agjitacion e propagandë, pasi festoi fitoren e bokserit të famshëm Muhamed Ali kundër Foreman.

 

Ai u dënua me 5 vite burg sepse bleu një tortë 250-lekëshe për të festuar këtë fitore, të njeriut të cilin e kishte idhull por edhe që I ngjasonte pak. Për këtë arsye nofka e Golemit ishte “Muhamed Aliu shqiptar”.

Pas viteve 90, shqiptarët dhe ata që e donin boksin e mbajnë mend vecanërisht përf zërin e tij unik si komentator boksi sidomos në ato duele ku duelonte Luan Krasniqi.

Advertisement

 

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy