Drejtuesi i Institutit të Studimeve Politike, Afrim Krasniqi, thotë se shembja e Teatrit ndodhi ditën e fundit të karantinës prej koronavirusit, dhe ky ishte një skenar gjakftohtë për të bllokuar dialogun politik dhe që palët të mos ulen nëpër tryeza reformash të përbashkëta.

“Maxhoranca ishte e vetëdijshme që në momentin e ndërhyrjes me forcë në Teatrin Kombëtar se po e shtynte opozitën të dilte nga shinat institucionale në rrugën e protestave, duke e menduar kalimin në rrugë si një pamundësi e saj për t’u ricikluar si alternativë politike. Ky është skenar i përgatitur dhe i bën dëm Shqipërisë, sepse prisnim në këtë moment të kishim ndoshta një marrëveshje të madhe konsensuale në lidhje me procesin e integrimit dhe për kushtet e vendosura nga Parlamenti Europian dhe nga Bundestagu ndaj Shqipërisë” – tha zoti Krasniqi.

Studiuesit pohojnë se ky acarrim i qëllimshëm i situatës politike në Shqipëri nga ana e kryeministrit Rama ka synime të pastra elektorale për t’u dhënë zemër militantëve socialistë me goditje qeveritare ndaj opozitës dhe se kjo metodë e vjetër e tij e ka ndihmuar atë për të mbijetuar në politikë.

Zoti Krasniqi thotë se pushteti demonstroi forcën kundër institucioneve shtetërore, duke injoruar Kushtetutën dhe ligjin.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ndërsa shkrimtari Besnik Mustafaj tha se pa shfaqur asnjë ndjeshmëri për trashëgiminë kulturore kombëtare, kryeministri Rama e përdori qëllimisht shkatërrimin e Teatrit Kombëtar për të shkatërruar marrëdhëniet me opozitën.

“Ky është një tension që shkon përtej dy grupimeve kryesore politike në vend. Tensioni që erdhi me shembjen e Teatrit lidhet dhe prek horizontalisht mbarë shoqërinë, mjafton të shihet reagimi i gjerë i të gjitha shtresave dhe moshave. Kësaj here është goditur shoqëria shqiptare në një simbol dhe në një pikë ku nuk duron më” – tha zoti Mustafaj.

Vëzhguesit nuk parashikojnë ndonjë ulje të tensioneve politike së afërmi dhe aq pak ndonjë marrëveshje, sepse gjithçka në mes socialistëve dhe opozitës është minuar nga shembja e Teatrit Kombëtar.

“Kjo çështje është në proces gjyqësor, kanë reaguar gjithë institucionet e ligjit, madje ka edhe hetime. Qeveria nuk dëgjoi as thirrjet e BE-së për dialog dhe pritje deri në vendimet e gjykatave, por qeveria përdori dhunën për të frymëzuar militantët politikë, dhe prapa kësaj si gjithnjë qëndrojnë klientët e pushtetit” – tha zoti Krasniqi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Opozita u detyrua nga qeveria të shkojë në protesta dhe bojkote tryezash, ndërsa shumica socialiste ka humbur shumë në sytë e opinionit publik me shkeljen e ligjeve, thonë analistët.

“Opozita detyrimisht që do ta ndjekë dhe do t’i përgjigjet këtij zhvillimi, por nuk mendoj se zgjidhja është te bojkotimi i reformës zgjedhore po te përshpejtimi i punës me të dhe të kërkojë zgjedhje të parakohshme” – tha zoti Mustafaj.

Vëzhguesit mendojnë se opozita duhet të bëjë kujdes nga kurthet e qeverisë dhe të qartësojë kërkesat e veta, ndërsa shumica socialiste ka fshirë gjithçka në premtimet e saj për shtet ligjor dhe demokraci funksionale, madje tani ajo perceptohet gjerësisht në opinionin publik si një maxhorancë e korruptuar e arrogante dhe si një pengesë për zhvillimin e vendit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";