Protesta për teatrin, Neritan Liçaj: Rama dhe Veliaj janë kufoma, ta rrëzojmë qeverinë se ky është pushtet i rraskapitur

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Protesta për teatrin, Neritan Liçaj: Rama dhe Veliaj janë kufoma, ta rrëzojmë qeverinë se ky është pushtet i rraskapitur

Neritan Liçaj u bëri thirrje qytetarëve që të bashkohen në protestë kundër qeverisë Rama për ta rrëzuar.

Në atë skenë krimi ka mbetur zëri im dhe një pjesë e imja që u kalcifikua atje.

Ka mbetur pjesa ime më e mirë dhe më e fortë. Dy kufoma politike Rama dhe Veliaj. Ato dy kufoma politike.

Më vjen keq vetëm për një gjë që ato dy kufoma….pjesa ime mbetet e lirë se ka fituar mbi ata.

Advertisement

Fjala është e para dhe do të mbetet. Thërras në kauzë të gjithë shqiptarët, gjithcka që ka mbetur e lirë, gjithcka që ka mbetur shqiptare, që të fluturojmë lart.

U përpoqën të na vrasin shpresën, por shpresa nuk vritet. Kjo dritë shprese mua më ka mbajtur dy vite e ca atje.

U përpoqën që të vrasin artin, për të vrarë mendjen dhe zemrën. Zoti kur e bëri këtë vend ka qenë i dashuruar, se vendi jonë është shumë i bukur. Nuk duhet të përçahemi. Rama dhe Veliaj nuk kanë zemër. Kanë shkretëtirë.

Ky është pushtet i rraskapitur. Mund të bllokojnë qytetarët, por rëndësi ka për mua se cfarë bëj unë. Ju bëj thirrje që të bërtasim ‘Shqipëri, Shqipëri‘”, tha ai.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy