Presidenti Joe Biden nënshkroi ditën e premte urdhrin ekzekutiv që kërkon një rishikim të dokumenteve të klasifikuara, në lidhje me sulmet terroriste të 11 Shtatorit.

Biden ishte paralajmëruar muajin e kaluar nga më shumë se 1,800 amerikanë të prekur nga sulmet terroriste, përfshirë familjarë të viktimave dhe të mbijetuar që të mos merrte pjesë në asnjë nga ceremonitë e shënimit të 20 vjetorit të kësaj ngjarje të rëndë, nëse nuk i deklasifikonte dokumentet që potencialisht tregojnë lidhjet e qeverisë saudite me kamikazët e 11 shtatorit.

“Kur kandidova për president, u angazhova për të siguruar transparencë në lidhje me deklasifikimin e dokumenteve për sulmet terroriste të 11 shtatorit 2001 në Amerikë.

Ndërsa po i afrohemi 20 vjetorit të asaj dite tragjike, unë jam duke e nderuar atë angazhim. Sot, unë nënshkrova një urdhër ekzekutiv që drejton Departamentin e Drejtësisë dhe agjencitë e tjera përkatëse të mbikëqyrnin një rishikim të deklasifikimit të dokumenteve që lidhen me hetimet e Byrosë Federale të Hetimeve të 11 shtatorit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Urdhri ekzekutiv kërkon që Prokurori i Përgjithshëm të publikojë dokumentet e deklasifikuara gjatë gjashtë muajve të ardhshëm”, tha Biden.