“Këshilli i Ambasadorëve” të Maqedonisë e mbështet urdhrin ekzekutiv të Biden

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Shoqata për Politika Ndërkombëtare “Këshilli i Ambasadorëve” e mbështet plotësisht deklaratën e bërë në urdhrin ekzekutiv të presidentit të SHBA-së Joe Biden, që porosit se ka korrupsion të përhapur në Qeverit dhe institucionet e ndryshme në Ballkanin Perëndimor, që pengon dhe ngadalëson progresin drejt qeverisjes efektive dhe demokratike si dhe të integrimit të plotë në integrimin transatlantik, porosit Brodi ekzekutiv i Këshillit të Ambasadorëve.

Ata e mirëpresin vendosmërinë e SHBA-së për personat të cilët drejtpërdrejt ose indirekt paraqesin kërcënim për zbatimin e çdo sigurie rajonale, paqeje ose bashkëpunimi ose marrëveshje kornizë siç janë Marrëveshja e Prespës dhe Marrëveshja e Ohrit.

“Këshilli i Ambasadorëve beson se në vendin tonë, si dhe në institucionet përkatëse, janë bërë përpjekje të caktuara për të sjellë para drejtësisë personat që në Urdhrin ekzekutiv kategorizohen si persona përgjegjës, ose janë të përfshirë drejtpërdrejt ose indirekt në veprimtari të paligjshme të korrupsioni nga cilido që është një zyrtar aktual ose ish-qeveritar”, thonë nga Bordi Ekzekutiv.

Këshilli i bën thirrje Qeverisë që të vazhdojë edhe më tej, siç thonë ata, të punojë me guxim në çrrënjosjen e korrupsionit dhe krimit të organizuar, si në ish-zyrtarë ashtu edhe në radhët e tyre, në mënyrë që të krijojë shtet pa krim të të gjitha llojeve dhe me një shkallë të lartë të përgjegjësisë që do të na çojë drejt mirëqenies.

Advertisement

“Këshilli i Ambasadorëve” të Maqedonisë e mbështet urdhrin ekzekutiv të Biden shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy