Presidenti Joe Biden do të mbajë fjalimin e tij të parë të martën në mbrëmje, duke përdorur platformën e tij më të madhe të vitit për të dënuar presidentin rus Vladimir Putin për pushtimin e Ukrainës.
Sipas fragmenteve të dhëna përpara fjalimit nga Shtëpia e Bardhë, Biden do të pretendojë te jap përgjigjen e Perëndimit ndaj pushtimit rus të Ukrainës dhe të dënojë liderin rus për agresionin e tij.
“Lufta e Putinit ishte e paramenduar dhe e paprovokuar. Ai hodhi poshtë përpjekjet në diplomaci. Ai mendoi se Perëndimi dhe NATO nuk do të përgjigjeshin. Dhe ai mendoi se mund të na ndajë këtu në shtëpi,” do të thotë Biden, sipas fragmenteve. “Putini e kishte gabim. Ne ishim gati.”
Putin, nga ana e tij, nuk pritet ta shikojë fjalimin, sipas zëdhënësit të Kremlinit, Dmitry Peskov. “Presidenti zakonisht nuk shikon adresa televizive,” tha Peskov në përgjigje të një pyetjeje nga CNN.
Fragmentet fillestare të siguruara nga Shtëpia e Bardhë treguan sesi fjalimi ka evoluar ditët e fundit si rezultat i pushtimit të Ukrainës. Fjalimi vjetor shënon gjithashtu një mundësi që ai të flasë drejtpërdrejt me popullin amerikan për vizionin e tij për të ndërtuar një vend më të mirë, duke demonstruar se si ai do ta çojë Amerikën nga pandemia Covid-19, në një rimëkëmbje ekonomike dhe përmes pasojave të një luftë midis Ukrainës dhe Rusisë.