Biden thirrje amerikanëve: Ikni nga Ukraina, lufta mund të nisë shpejt

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Biden thirrje amerikanëve: Ikni nga Ukraina, lufta mund të nisë shpejt

Uashingtoni ka përforcuar paralajmërimet për një pushtim të mundshëm të Ukrainës nga Rusia. Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka deklaruar se Moska vazhdon të mbledhë trupa në kufi dhe mund të sulmojë në çdo moment, madje edhe gjatë këtij muaji.

 

ANTONY BLINKEN

SEKRETAR I SHTETIT, SHBA

Advertisement

 

“Thënë thjesht, ne vazhdojmë të shohim shenja të turbullta të përshkallëzimit rus, duke përfshirë arritjen e forcave të reja ruse në kufirin ukrainas. Siç e kemi theksuar edhe më parë, ne mund të përballemi me pushtim në çdo kohë, dhe të jem i qartë, aty përfshihet edhe periudha e Lojërave Olimpike Dimërore”.

 

Më herët, presidenti amerikan, Joe Biden, u ka bërë thirrje të gjithë shtetasve amerikanë që janë në Ukrainë të largohen menjëherë, pas rritjes së kërcënimeve për veprime agresive të ushtrisë ruse.

Advertisement

 

JOE BIDEN

PRESIDENT I SHBA

 

Advertisement

“Shtetasit amerikanë duhet të largohen tani. Ne po përballemi me një prej ushtrive më të mëdha në botë. Është situatë krejt ndryshe dhe gjërat mund të përshkallëzohen shpejt”.

 

Kreu i Shtëpisë së Bardhë e ka përjashtuar mundësinë e dërgimit të trupave amerikane në Ukrainë, pasi kjo do të shënonte fillimin e një lufte botërore.

 

Advertisement

Rusia vazhdon të mohojë se ka në plan të pushtojë Ukrainën, pavarësisht se ka mbledhur më shumë se 100 mijë trupa afër kufirit dhe paralelisht ka nisur stërvitje masive ushtarake me shtetin fqinj, Bjellorusinë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy