Biden: Amerikanët të largohen nga Ukraina, gjërat mund të çmenden shpejt

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Biden: Amerikanët të largohen nga Ukraina, gjërat mund të çmenden shpejt

Presidenti amerikan Joe Biden u kërkoi të gjithë qytetarëve amerikanë të mbetur në Ukrainë të largohen menjëherë nga vendi, duke cituar kërcënime në rritje për aksion ushtarak rus. Kreu i Shtëpisë së Bardhë tha se nuk do të dërgonte trupa për të shpëtuar amerikanët, nëse Moska pushton Ukrainën. Ai paralajmëroi se gjërat në rajon mund të çmendeshin shumë shpejt.

“Ajo që kam kërkuar është që shtetasit amerikanë të largohen nga Ukraina, të largohen tani. Kemi të bëjmë me një prej ushtrive më të mëdha në botë. Gjërat mund të çmendjen me shpejtësi”, tha Biden.

Kryeministri britanik Boris Johnson paralajmëroi të enjten se Europa përballej me kërcënimin më të madh të sigurisë në dekada, ndërsa theksoi se lufta do të kishte pasoja katastrofike. “Nëse Rusia do të tregohet aq e pamend sa të bëjë gabimin katastrofik të pushtimit të Ukrainës, ushtria ukrainase prej më shumë se 200 mijë trupash do të luftojë, dhe do ketë gjakderdhje të madhe. Mendoj se çdokush në Rusi duhet ta dijë këtë”, tha ai.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy