Ukraina ditën e djeshme shprehu shqetësimin se Bjellorusia do ti bashkohej pushtimit rus brenda disa orësh.

Madje, disa zyrtarë thanë se Rusia kishte kryer bastisje në territorin e Bjellorusisë nga hapësira ajrore ukrainase për të krijuar një pretekst që Minsku të dëgojë forcat ushtarake në kufi.

Megjithatë, shefi i shtabit të përgjithshëm të forcave të armatosura bjelloruse, Viktor Gulevich, ka theksuar se vendi nuk ka plane t’i bashkohet pushtimit rus -por tha se po dërgonte pesë grupe batalionesh në kufirin e saj për të zëvendësuar forcat e vendosura tashmë atje.

“Dua të theksoj se dërgimi i trupave nuk ka të bëjë me asnjë përgatitje për pjesëmarrjen e ushtarëve bjellorusë në operacionin special ushtarak në territorin e Ukrainës”, përfundoi ai.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";