Rusia do të “bëjë për vete” Bjellorusinë që t’i bashkohet në luftën kundër Ukrainës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rusia do të “bëjë për vete” Bjellorusinë që t’i bashkohet në luftën kundër Ukrainës

Forcat e armatosura të Ukrainës kanë thënë se ka shumë mundësi që Rusia të tentojë të krijojë një provokim në kufirin ukrainas me Bjellorusinë për t’i dhënë kështu regjimit bjellorus një pretekst për të dërguar trupat e tij ushtarakë, për t’iu bashkuar pushtimit rus, sipas një përditësimi ushtarak.

Deklarata vjen një ditë pasi ushtria ukrainase tha se bazuar në “informacionet e disponueshme”, komanda e një brigade parashutistësh nga Bjellorusia, e lidhur ngushtë me Moskën ka marrë urdhër për të kaluar kufirin në Ukrainë, shkruan abcnews.al.

Përditësimi më i fundit ushtarak ukrainas nga ora 6 e mëngjesit të së premtes, dita e nëntë e luftës së Rusisë në Ukrainë, tha: “Është e mundur që okupatorët të kryejnë provokime të armatosura në kufi për të përfshirë Forcat e Armatosura të Bjellorusisë në luftën kundër Ukrainë.”

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy