Në vizitën e parë zyrtare të nivelit të lartë qëkurse ka nisur lufta, kryediplomati amerikan Antony Blinken dhe sekretari i mbrojtjes, Llojd Ostin zbarkuan në Kiev duke premtuar ndihmën e nevojshme ushtarake që do t’i mundësojë Ukrainës të fitojë luftën.

 

Uashingtoni do të sigurojë më shumë se 300 milionë dollarë financime të huaja ushtarake dhe ka miratuar një shitje municionesh prej 165 milionë dollarësh.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

ANTONY BLINKEN

SEKRETAR I SHTETIT, SHBA

 

“Ne patëm mundësinë për të demonstruar drejtpërdrejt mbështetjen tonë të fortë e të vazhdueshme për qeverinë dhe popullin ukrainas. Strategjia që kemi vendosur, mbështetja masive për Ukrainën, trysnia masive kundër Rusisë, solidariteti me më shumë se 30 vende të përfshira në këto përpjekje, po jep rezultate reale.”

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Sekretari Ostin deklaroi se natyra e luftës në Ukrainë ka ndryshuar tani që Rusia është tërhequr nga rajonet e pyllëzuara veriore për t’u përqendruar në qendrën industriale lindore të Donbasit. Për këtë arsye edhe nevojat ushtarake për Kievin janë shtuar.

 

Ndërkohë, në terren vijojnë sulmet me raketa dhe bombardimet që nuk kanë kursyer edhe civilët.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";