Tre kryeministrat e vendeve të NATO-s hyjnë në Kiev, pritet të takohen me Zelenskyn

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Tre kryeministrat e vendeve të NATO-s hyjnë në Kiev, pritet të takohen me Zelenskyn

Kryeministrat e Polonisë, Çekisë dhe Sllovenisë do të takohen sot në Kiev me Presidentin Volodymyr Zelensky dhe Kryeministrin Denis Shmyhal, një vendim i guximshëm për të treguar mbështetjen e tyre, teksa kryeqyteti i Ukrainës është rrethuar nga trupat ruse.

Lajmin e konfirmoi qeveria polake, sipas të cilës kryeministri Mateusz Moraëiecki, zëvendësi i tij, Jarosław Kaczyński, Kryeministri çek Petr Fiala dhe ai slloven, Janez Janša, do të vizitonin Kievin si përfaqësues të Këshillit Europian.

“Vizita është e organizuar pas konsultimeve me Presidentin e Këshillit Europian, Charles Michel dhe atë të Komisionit Europian, Ursula von der Leyen”, thuhet në deklaratën e qeverisë polake.

“Qëllimi i vizitës është konfirmimi i mbështetjes së qartë të të gjithë Bashkimit Europian për sovranitetin dhe pavarësinë e Ukrainës., Synimi është gjithashtu edhe prezantimi i një pakete të gjerë mbështetje për Ukrainën dhe popullin e saj”.

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy