Çfarë po i pengon Suedinë dhe Finlandën të hyjnë në NATO?

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Çfarë po i pengon Suedinë dhe Finlandën të hyjnë në NATO?

Pas pushtimit të Ukrainës, Rusia kërcënoi Finlandën dhe Suedinë se nëse i bashkohen NATO-s, do të kenë ‘pasoja të rënda politike dhe ushtarake’.

Në fakt, ishte vetë zëdhënësja e ministrisë së jashtme ruse, Maria Zakharova, e cila paralajmëroi, me anë të një video-je kontroverse, kundër anëtarësimit të këtyre shteteve në NATO.

“Finlanda dhe Suedia nuk duhet ta bazojnë sigurinë e tyre mbi dëmtimin e sigurisë së shteteve të tjera dhe anëtarësimi i tyre në NATO mund të ketë pasoja vendimtare si nga ana ushtarake edhe nga ajo politike,” – tha Zakharova në një video që u bë virale disa ditë më parë.

Finlanda dhe Suedia i kanë dhënë një mbështetje të madhe Ukrainës që prej pushtimit rus, si në aspektin ushtarak dhe në atë humanitar.

Advertisement

Një nga arsyet që Rusia ka përdorur për të pushtuar Ukrainën ka qenë pikërisht refuzimi i qeverisë ukrainase për të garantuar se ajo nuk do t’i bashkohet NATO-s.

Putin ka kërkuar që Ukraina të çmilitarizohet, duke e quajtur anëtarësimin e saj në NATO dhe rrjedhimisht avancimin e kufirit të aleancës së NATO-s drejt Rusisë, “një akt kërcënues për sigurinë e shtetit rus”.

Por, a do të anëtarësohen në NATO – Finlanda dhe Suedia?

Sipas disa studimeve të fundit në Finlandë, opinioni publik rreth anëtarësimit të vendit në NATO ka ndryshuar në mënyrë drastike qysh prej pushtimit të Ukrainës.

E njëjta gjë ka ndodhur edhe në Suedi.

Advertisement

Tashmë, më shumë se 53% e finlandezëve janë në favor të anëtarësimit në NATO, sipas një sondazhi të bërë nga 23-25 shkurti – një ndryshim drastik ky me vitin 2017, kur vetëm 19% e finlandezëve ishin pro kësaj lëvizjeje.

Gjithashtu, në Suedi, tashmë 41% e qytetarëve janë pro anëtarësimit në NATO – një rritje prej rreth 35% që prej sondazhit të fundit të bërë në vitin 2014, pasi Rusia aneksoi Krimenë.

Është e dukshme që pushimit i paprovokuar i Rusisë ndaj Ukrainës ka ndezur gjakrat dhe ka shtuar frikën mes vendeve baltike se strategjitë e tyre të siguresë mund të mos mjaftojnë për t’u përballur me një sulm të mundshëm të Ushtrisë së Kuqe.

Për Finlandën, kujtimet e Luftës së Dytë Botërore nuk janë shuar ende, as pretendimet e ish-Bashkimit Sovjetik mbi tokat dhe portet finlandeze.

Advertisement

Vetëm 1,340 kilometra e ndajnë kufirin finlandez me Rusinë dhe mësimet e të shkuarës u reflektuan qartë në reagimin që kryeministria finlandeze, Sanna Marin, i bëri thirrjeve kërcënuese të Rusisë.

“Ne kemi dëshmuar se kemi marr mësim nga e shkuara. Dhe ne nuk do të heqim dorë nga sovraniteti dhe liria jonë për të manovruar në mënyrë të pavarur.” – tha ajo.

Në Suedi, çështja e anëtarësimit në NATO ka qenë një temë polarizuese, edhe pse shumica e politikanëve suedezë janë pro kësaj lëvizjeje.

Në vitin 2018, Suedia, Finlanda dhe SHBA nënshkruan një marrëveshje trelaterale sigurie – e cila u pa si një alternativë ndaj NATO-s edhe pse ajo nuk garanton aspak të njëjtin nivel sigurie.

Advertisement

Që këto dy shtete të anëtarësohen në NATO, sigurisht 30 vendet anëtare duhet të arrijnë në një konsensus. Suedia dhe Finlanda janë pjesë e një gjashtësheje të njohur si Partnerët me Mundësi të Optimizuar (EOPs) në NATO – pjesë e të cilës është edhe Ukraina, së bashku me Australinë, Gjeorgjinë dhe Jordaninë.

Por pavarësisht kësaj, Suedia dhe Finlanda shihen gjerësisht si një dyshe e veçuar, e cila me shumë mundësi do të mund të anëtarësohet në të njëjtën kohë me njëra tjetrën.

Në situatën aktuale ama – që përfshinë kërcënimin rus përballë nevojës emergjente për siguri dhe sovranitet– aleanca me NATO-n duket si një objektiv i pashmangshëm për këto dy shtete, por në të njëjtën kohë, ai rrezikon të mos jetë edhe aq i lehtë për t’u formalizuar.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2022 Struga.info | Privacy policy