A po e shtyn kriza ukrainase Finlandën drejt NATO-s?

Pinterest LinkedIn Tumblr +
A po e shtyn kriza ukrainase Finlandën drejt NATO-s?

Kriza ukrainase mund ta shtyjë Finlandën drejt NATO-s. Ndër kërkesat e bëra nga Vladimir Putin për të mos pushtuar rajonin separatist dhe pro-rus të Donbasit, në fakt ishte ndalimi i zgjerimit të Aleancës Atlantike në Evropën Lindor, një veto, e cila megjithatë ringjalli debatin në Finlandë, e cila me Rusinë ndan një kufi prej 1.340 kilometrash.

Gjatë fjalimit të tyre në fillim të vitit, si presidenti Sauli Niinisto, ashtu edhe kryeministrja Sanna Marin, vunë në dukje se Helsinki rezervon mundësinë e anëtarësimit në Traktatin e Atlantikut të Veriut në çdo kohë.

“Le ta sqarojmë edhe një herë: hapësira e Finlandës për manovrim dhe liria e zgjedhjes përfshin gjithashtu mundësinë e një rreshtimi ushtarak ose një kërkesë për hyrje në NATO, nëse vendosim kështu”, – tha kreu i shtetit, Niinisto.

Duke cituar ish-Sekretarin e Shtetit të SHBA-së, Henry Kissinger, Niinisto argumentoi gjithashtu se, pa një kërcënim ushtarak, Perëndimi rrezikon të forcojë Rusinë.

Advertisement

“Ne kemi treguar se kemi mësuar nga e kaluara”, shtoi në distancë kryeministri Marin, duke iu referuar luftës së zhvilluar kundër Bashkimit Sovjetik në dimrin e viteve 1939-40.

“Ne nuk do të zmbrapsemi në hapësirën tonë për manovrim”. Finlanda, ashtu si Suedia, nuk është e lidhur ushtarakisht, por ka një marrëdhënie solide bashkëpunuese me NATO-n dhe me disa anëtarë të aleancës: një kërkesë për pranim nuk duket e afërt, sipas “Financial Times”, por tensionet në Ukrainë kanë rikthyer debatin e brendshëm në një nivel të paparë që nga viti 2014, në kohën e aneksimit rus të Krimesë.

Për më tepër, siguria e brendshme ka mbetur gjithmonë një prioritet, edhe pas përfundimit të Luftës së Ftohtë.

Prandaj, bisedimet e kryqëzuara për të shmangur një konflikt në Ukrainë, vazhdojnë të pandërprera. Nëse ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov tha javën e kaluar se pranimi i Suedisë dhe Finlandës në NATO, “do të kishte pasoja të rënda politike dhe ushtarake, të cilat do të kërkonin një përgjigje adekuate”, presidenti i SHBA-ve, Joe Biden foli me kolegun e tij ukrainas, Volodimir Zelenskij, duke garantuar një përgjigje “vendimtare”, nëse Rusia pushton Ukrainën.

Advertisement

Një telefonatë, shpjegoi vetë presidenti ukrainas përmes Twitter-it, i cili “qartëson natyrën e veçantë të marrëdhënies sonë”.

Të dy udhëheqësit, shtoi Zelenskij, diskutuan nevojën për të “garantuar paqen në Evropë, parandalimin e një përshkallëzimi të ri, reformat dhe de-oligarkizimin”.

Vetëm të enjten, gjatë një telefonate 50-minutëshe, Biden i kishte bërë thirrje presidentit rus të lehtësonte presionin në frontin lindor të Ukrainës, ku ai ka mbledhur rreth 100,000 trupa, duke kërcënuar me pasoja të rënda ekonomike, nëse Putin do të pushtonte vendin.

Presidenti rus, nga ana tjetër, nuk e ka përjashtuar kurrë ndërhyrjen ushtarake dhe rithekson se i ka “të gjitha opsionet” për të parandaluar zgjerimin e NATO-s.

Advertisement

“Nëse bashkëbiseduesit tanë perëndimorë vazhdojnë me këtë linjë agresive”,  tha ai në një fjalim televiziv në fund të dhjetorit, “ne do të marrim kundërmasa proporcionale ushtarako-teknike dhe do t’i përgjigjemi me vendosmëri hapave jo-miqësorë”.

Amerikanët, rusët dhe përfaqësuesit e NATO-s, do të takohen sërish të dielën më 9 dhe të hënën më 10 janar në Gjenevë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy