Spitalet drejt kolapsit, Mali i Zi i kërkon NATO-s të dërgojë mjekë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Spitalet drejt kolapsit, Mali i Zi i kërkon NATO-s të dërgojë mjekë

Mali i Zi i bëri thirrje sot NATO-s dhe Bashkimit Europian për t’i dërguar mjekë dhe infermierë për të përballuar pandeminë, pasi spitalet në vendin fqinj gjenden në prag kolapsit.

Të mërkurën Mali i Zi raportoi 640 raste të reja, duke e çuar në 9,063 të infektuar aktualisht, një pjesë e mirë e të cilëve kërkojnë ndihmë mjekësore. Vendi fqinj ka zbuluar të infektuar me variantin anglez dhe atë brazilian dhe mbylli të mërkurën kufijtë më Shqipërinë.

Ai filloi vaksinimin e popullsisë së tij me vaksinën Sputnik V të Rusisë në 20 shkurt, por është përballur me një rritje të shpejtë të rasteve me Covid-19.

Në një letër të publikuar nga e përditshmes “Podgorica Pobjeda”, ministri i jashtëm i Malit të Zi u kërkoi homologëve të NATO-s dhe BE-së që të dërgojnë personel mjekësor për të mbështetur spitalet e mbingarkuara të vendit.

Advertisement

“Ndihma jua do të ishte jashtëzakonisht e rëndësishme,” shkruante ministri i Jashtëm malazez Djordje Raduloviç.

Mali i Zi, ekonomia e të cilit varet kryesisht nga të ardhurat nga turizmi, po zbaton një ore policore brenda natës midis orës 21:00. dhe 05.00 të mëngjesit dhe urdhëroi njerëzit të shmangin udhëtimet nga rajoni në rajon, për të ndihmuar në frenimin e transmetimeve të koronavirusit.

Të hënën, Presidenti Milo Gjukanoviç i kërkoi qeverisë të fuste një bllokim më të rreptë dhe të mbyllte kufijtë e vendit si hapa shtesë për të frenuar përhapjen e virusit.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy