Një bombardim izraelit shkatërroi plotësisht xhaminë Sheikh Zayed sot në Gaza, e njohur gjithashtu si xhamia al-Khativa pasi ndodhet pranë sheshit të gjerë al-Khatiba.
Lajmi u be i ditur nga burime lokale.
Nuk ka asnjë lajm për viktima.
Xhamia ndodhet përballë Universitetit Al Azhar, qendra më me ndikim teologjike dhe universitare e Islamit Sunit.
Nderkohe, Ministria e Shëndetësisë e Gazës tha se të paktën 12 persona u vranë në një sulm izraelit në një shkollë të Kombeve të Bashkuara ku ishin strehuar mijëra palestinezë të zhvendosur.
Ministria tha në një deklaratë se të paktën “12 dëshmorë dhe mbi 54 të plagosur u prekën nga sulmi në shkollën Al-Fakhura, e cila pret mijëra njerëz të zhvendosur nga kampi Jabalia në Rripin verior të Gazës”.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";