Bombardimi i spitalit në Gaza/ Erdogan: Brutalitet i paprecedentë, politikat e Izraelit janë çnjerëzore

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Bombardimi i spitalit në Gaza/ Erdogan: Brutalitet i paprecedentë, politikat e Izraelit janë çnjerëzore

Sulmi në një spital plot me gra, fëmijë dhe civilë të pafajshëm është shembulli më i fundit i politikave të Izraelit që janë plotësisht të zhveshur nga vlerat më themelore njerëzore, kështu deklaroi presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, për bombardimin e spitalit të Gazës që vrau qindra .

Erdogan dënoi sulmin izraelit dhe u shpreh se i kërkon njerëzimit të ndërmarrë veprime për të ndalur këtë brutalitet të paprecedentë.

 

“Goditja e një spitali me gra, fëmijë dhe civilë të pafajshëm është shembulli më i fundit i sulmeve të Izraelit pa vlerat më themelore njerëzore.

Advertisement

I bëj thirrje gjithë njerëzimit të ndërmarrë veprime për të ndalur këtë mizori të paprecedentë në Gaza”, thuhet në reagim.

 

Nga ana tjetër, Këshilli i Sigurisë Kombëtare i Izraelit u bëri thirrje të gjithë izraelitëve që të largohen menjëherë nga Turqia sa më shpejt të munden.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy