Kryeministri britanik, Boris Johnson, arriti t’i mbijetojë mocionit të mosbesimit duke siguruar mbështetje të mjaftueshme në partinë e tij për të qëndruar në detyrë megjithë revoltën në radhët e konservatorëve të partisë së tij, e cila ka të ngjarë ta dobësojë atë si udhëheqës dhe të ngjallë pasiguri për të ardhmen e tij.

 

Ai fitoi mbështetjen e 211 prej 359 deputetëve konservatorë, pra më shumë se shumica e thjeshtë e nevojshme prej 180 votash për të mbetur në pushtet. Gjithsesi edhe numri i atyre që votuan për ta rrëzuar, 148 deputetë, ishte i konsiderueshëm.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kjo shifër si dhe vetë fakti që partia e tij e mbështeti mbajtjen e mocionit të mosbesimit është shenjë e ndasive të thella mes konservatorëve, më pak se tre vjet pasi Boris Johnson e udhëhoqi partinë drejt fitores më të madhe zgjedhore prej disa dekadash.