Çështjet e Ballkanit Perëndimor mbeten prioritet për Bashkimin Evropian dhe për Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Përfaqësuesi i lartë i Unionit për Politikën e Jashtme, Josep Borrell, pas takimit me Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken,tha se rruga e vendeve në Ballkan është Integrimi ne Evropë.
JOSEP BORRELL
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";PËRFAQËSUESI I BE-së PËR POLITIKËN E JASHTME
“Perspektiva evropiane për Ballkanin Perëndimor mbetet një përparësi për BE-në ashtu edhe për SHBA-në. Ne do të punojmë së bashku, duke shmangur çdo lloj konkurrence midis nesh për të mbështetur pajtimin dhe për të përmirësuar qeverisjen, për të ndërtuar qëndrueshmëri dhe për të nxitur reformat që e bëjnë të mundur integrimin në Bashkimin Evropian.”
Por bisedimet mes zyrtarëve të lartë përfshinë edhe çështje të tjera me interes global.
ANTONY BLINKEN
SEKRETARI AMERIKAN I SHTETIT
“Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara janë partnerët më të afërt. Ne biseduam për qëllimin tonë të përbashkët për të parandaluar Iranin nga blerja e armëve bërthamore, nevojën urgjente për të adresuar ndryshimin e klimës, sfidat që paraqet Kina si dhe shqetësimet tona të përbashkëta lidhur me agresionin e Rusisë, veçanërisht ndaj fqinjëve tonë.”
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
Sekretari Amerikan i Shtetit, zhvilloi bisedime me udhëheqësit në Bruksel si një përpjekje e presidentit Joe Biden,për të forcuar aleancën transatlantike dhe për të rigjallëruar lidhjet me aleatët e NATO-s.