“Bashkimi bën fuqinë”! Zhaku do të krijojë parti të re, thirrje ndjekësve për firmat: Do të quhet Partia për Zhvillim Kombëtar, nxitoni për firmat

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Bashkimi bën fuqinë”! Zhaku do të krijojë parti të re, thirrje ndjekësve për firmat: Do të quhet Partia për Zhvillim Kombëtar, nxitoni për firmat

Inida Gjata, e njohur ndryshe si Zhaku ka deklaruar se do të krijojë një parti të re, Partinë për Zhvillim Kombëtar.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, ajo u ka bërë thirrje miqëve dhe ndjekëve të saj që bashkarisht të mbledhin të paktën 3 mijë firma për krijimin e kësaj partie. Në këtë postim ajo thekson se bashkimi bën fuqinë.

“Miq, a jeni gati te mbledhim bashkarisht te pakten 3000 firma votuesish per te regjistruar Levizjen tone politike ne Gjykate?

Nese jeni te gatshem, duhet si me poshte, ” Kerkese per regjistrimin e Partise per Zhvillimin Kombetar dhe emer, mbiemer, numri personal, vendbanimi dhe firma.

Advertisement

Mund te mblidhni lirisht sa te doni dhe do te jemi ne kontakt te vazhdueshem bashke per cdo informacion dhe detaj. Bashkimi ben fuqine”, shprehet ajo në një postim në Facebook.

Së fundmi Zhaku doli edhe kundër shembjes së Teatrit Kombëtar. Në reagimet e saj ajo nuk ka kursyer fyerjet ndaj qeverisë. Madje ajo reagoi ashpër edhe ndaj Mustafa Nanos, pasi ky i fundit u shpreh se godina e teatrit nuk kishte vlera.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy