Do krijojë parti të re? Meta: S’kam nevojë, do jem në detyrë deri më 24 korrik 2022. Nuk e përjashtoj mundësinë që të mbështes ndonjë lëvizje që mund të krijohet

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Do krijojë parti të re? Meta: S’kam nevojë, do jem në detyrë deri më 24 korrik 2022. Nuk e përjashtoj mundësinë që të mbështes ndonjë lëvizje që mund të krijohet

Presidenti Ilir Meta ka mohuar që po përgatitet për të krijuar një parti të re, siç tha dje kryeministri Edi Rama, duke kujtuar edhe një herë se do të jetë në krye të shtetit deri më 24 korri të 2022, kur i mbaron mandati.

Ndërkohë ai nuk e përjashtoi se do të jetë mbështetësi i lëvizjeve të reja politike që mund të krijohen.

“Presidenti Meta është këtu si president i Shqipërisë deri në 24 korri 2022. Nuk ka nevojë as të mbështesë dhe as të krijoj parti. Fronti për demokracinë fillon me reformën në Drejtësi dhe zgjedhje të lira dhe të ndershme, diktatura ka trokitur. Mos e merrni me shaka”, tha Meta.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy