Dy shqiptarë, 25 dhe 26 vjeç, të cilët akuzohen për trafik kokaine janë arrestuar nga policia e Rodos, Greqi. Trafiku i drogës drejtohej nga një shqiptar tjetër, 31 vjeç, i cili aktualisht është i burgosur.

Policia greke ka kryer kontrolle në banesën e dy shqiptarëve, ku janë gjetur kokainë me peshë 34 gramë, kanabis të papërpunuar me peshë 411 gramë, 17 pako me preparate farmaceutike dhe dy peshore precize, ndërsa u konfiskuan edhe para në vlerë prej 1175 euro.

31-vjeçari konsiderohet si “kreu” i unazës, ndërsa 25-vjeçari pas hetimeve rezultoi se ishte në kërkim dhe akuzohet për qëndrim të paligjshëm në vendin fqinj./vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";