Policia ndërhyn gjatë shkëmbimit të kokainës, por 23-vjeçari arratiset

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Policia ndërhyn gjatë shkëmbimit të kokainës, por 23-vjeçari arratiset

Rreth 1 kilogram kokainë u sekuestrua nga policia e Tiranes gjate operacionit policor te koduar “White pack”.

 

U kapën në flagrancë gjatë tentativës për t’i dhënë një 23-vjeçari, pakon me rreth 1 kg kokainë,

 

Advertisement

Dy shtetas jane vene ne pranga pak perpara se ti dorezonin drogen nje 23-vjecari qe arriti te arratisej.

 

– Sokol Gjeci, 54 vjeç, banues në Maminas, Durrës dhe Albert Cenaj, 42 vjeç, banues në Shijak u vune ne pranga ndersa u shpall në kërkim shtetasi S. Gj., 23 vjeç.

 

Advertisement

Efektivet kanë evidentuar, në Marikaj, shtetasit e arrestuar Sokol Gjeci dhe Albert Cenaj, duke i dhënë pakon me rreth 1 kg e 30 gramë lëndë të dyshuar narkotike kokainë, 23-vjeçarit që sapo ka vënë re shërbimet e Policisë, është larguar me vrap.

 

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan pakoja me 1 kg e 30 gramë lëndë të dyshuar narkotike kokainë, 2 automjete, një peshore mekanike, një aparat celular dhe shuma parash të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari kriminale.

 

Advertisement

Vijon puna për kapjen e 23-vjeçarit dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy