Autoritetet në Brazil po zhvarrosin mbetjet mortore në varreza për t’u bërë vend viktimave të koronavirusit, ndërsa numri i të vdekurve nga ky virus ka shkuar në 41 mijë.
Sipas mediave të huaja, vetëm të premten, zyrtarët raportuan 909 të vdekur, ndërsa Brazili është edhe vendi më i goditur në Amerikën Latine, duke e çuar numrin e rasteve në 800 mijë.
Qyteti më i madh i vendit, Sao Paolo po liron hapësirën e varreve, duke gërmuar eshtrat e njerëzve të varrosur në të kaluarën, ndërsa më pas do të ruhen në enë të mëdha metalike.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
Ndërkaq eshtrat e njerëzve që vdiqën të paktën tre vjet më parë do të zhvarrosen dhe do të futen në çanta, ku edhe do të izolohen përkohësisht në 12 kontejnerë depozitimi.