Tronditet Brazili, mbi 45 mijë të vdekur dhe gati 1 milion të infektuar nga koronavirusi

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Tronditet Brazili, mbi 45 mijë të vdekur dhe gati 1 milion të infektuar nga koronavirusi

Numri i rasteve të regjistruara me koronavirus në Brazil është rritur në një mënyrë të frikshme. Në 24 orët e fundit, në Brazil kanë ndërruar jetë nga Covid-19, 129 individë.

Numri total i të vdekurve në Brazil deri tani për shkak të koronavirusit ka shkuar në 45 585 persona.Ndërsa, numri i të infektuarve nga koronavirusi deri tashmë ka shkuar në 934 769 njerëz.Numri i të prekurve nga virusi në 24 orët e fundit në Brazil ka shkuar në 5 935 individë.

Rastet e të infektuarve me koronavirus në të gjithë botën janë ulur ndjeshëm kohët e fundit. Numri total i të infektuarve me koronavirus në të gjithë globin ka shkuar në 8 339 286 persona. Kurse, janë shëruar nga koronavirusi deri tashmë në mbarë globin 4 362 984 individë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy