Britania e Madhe nuk ka raportuar më raste të mpiksjes së rrallë të gjakut te personat e vaksinuar me AstraZeneca, pas vendimit për të kufizuar përdorimin e saj te personat nën 40 vjeç.

Trombocitopenia dhe tromboza është një kombinim i mpiksjes së gjakut dhe niveleve të ulëta të palateleve, që konsiderohet një efekt i rrallë anësor i vaksinave me vektor viral të krijuara nga AstraZeneca dhe Johnson & Johnson.

Rreth 85 për qind e atyre që pësuan çrregullime të rralla ishin nën moshën 60-vjeçare dhe përgjithësisht të shëndetshëm.

Kjo shtyu autoritetet të ofronin vaksina alternative te personat nën 40 vjeç, ku edhe u verifikua më së shumti çrregullimi. Studiuesit shpresojnë që të dhënat do të inkurajojnë më shumë qytetarë të pranojnë vaksinën e AstraZeneca-s.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";