Franca aprovon përdorimin e AstraZeneca-s për personat mbi 65 vjeç

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Franca aprovon përdorimin e AstraZeneca-s për personat mbi 65 vjeç

Qeveria franceze rishikoi vendimin e saj për të ndaluar përdorimin e vaksinës AstraZeneca tek personat mbi 65 vjeç. Tanimë, të moshuarve mbi këtë moshë u lejohet ta përdorin këtë vaksinë.

 

“Njerëzit, që vuajnë edhe nga sëmundje të tjera, mund të vaksinohen me AstraZeneca, duke përfshirë edhe ata të moshës mes 65 dhe 74 vjeç”, tha ministri francez i Shëndetësisë, Olivier Veran.

 

Advertisement

Muajin e kaluar Franca miratoi përdorimin e vaksinës vetëm për personat nën-65 vjeç, duke përmendur mungesën e të dhënave për më të moshuarit.

 

Vaksina AstraZeneca përdoret gjerësisht në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar, por disa vende të Bashkimit Evropian hezitojnë të injektojnë me të të moshuarit mbi 65 vjeç.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy