Belgjika kundër përdorimit të vaksinës AstraZeneca-s për qytetarët mbi 55 vjeç

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Belgjika kundër përdorimit të vaksinës AstraZeneca-s për qytetarët mbi 55 vjeç

Belgjika i bashkohet grupit të shteteve që nuk rekomandojnë përdorimin e vaksinës së AstraZenec-ës tek më të moshuarit. Këshilli i Lartë i Shëndetit deklaroi se përdorimi i kësaj vaksine duhet të kufizohet vetëm për qytetarët nën moshën 55 vjeç.

 

Ministri Federal i Shëndetësisë Frank Vadenbrook tha se ka një mungesë të dhënash, prandaj kërkohet që vaksina të përdoret tek ata grupe që është më e sigurt.

 

Advertisement

Javën e kaluar, Agjencia Evropiane e Barnave miratoi vaksinën AstraZeneca për përdorim tek të moshuarit, por pranoi se të dhënat e studimit për njerëzit mbi 55 vjeç nuk ishin të mjaftueshme.

 

Më herët, Franca, Gjermania, Suedia, Polonia dhe Italia nuk rekomanduan përdorimin e vaksinës për njerëzit mbi 65 vjeç.

 

Advertisement

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy