Britania thotë se duhet një marrëveshje ndërkombëtare për t’i siguruar Ukrainës tanke të prodhimit gjerman, të cilat Kievi i konsideron si mjaft të rëndësishme në luftën kundër Rusisë. Por ministri i Jashtëm britanik James Cleverly tha të dielën se në mënyrë që këto tanke t’i dërgohen Ukrainës, kërkohet pëlqimi i Gjermanisë.

Javën e kaluar aleatët perëndimorë premtuan miliarda dollarë në ndihmë ushtarake por nuk arritën të bindin Gjermaninë të heqë veton për sigurimin e tankeve të betejës ‘Leopard’ për Ukrainën. Këto tanke posedohen nga një sërë vendesh të NATO-s, por për dërgimin e tyre atje, kërkohet miratimi i Berlinit.

Tanket ‘Leopard’ shihen nga ekspertët e mbrojtjes si më të përshtatshmet për Ukrainën.

Do të doja të shihja ukrainasit të pajisen me mjete ushtarake si tanket ‘Leopard 2’ si dhe sistemet e artilerisë që janë siguruar nga ne dhe nga vende të tjera“, tha zoti Cleverly gjatë një interviste për ‘Sky News’.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Do të vazhdoj të bisedoj me aleatët dhe miqtë tanë të NATO-s, për të lehtësuar dhurimin e pajisjeve më të mira ushtarake për Ukrainën për t’i ndihmuar ata të mbrohen kundër agresionit brutal të Rusisë“.

I pyetur nëse Gjermania po bënte mjaftueshëm për të ndihmuar Ukrainën zoti Cleverly tha se vendet duhet të shkojnë aq larg sa munden e secili duhet ta mbështesë Ukrainën në mënyrën që e konsideron si më të përshtatshme.

Gjatë një takimi të premten sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin u bëri thirrje aleatëve që të bëjnë më shumë për të mbështetur Ukrainën. Vendet perëndimore u zotuan t’i dërgojnë Kievit sasi të mëdha armësh, por nuk arritën të marrin një vendim për furnizimin e tij me ‘Leopard 2’.

Partia Social Demokrate e kancelarit gjerman Olaf Scholz është treguar tradicionalisht skeptike ndaj përfshirjes ushtarake dhe e kujdesshme për përshkallëzimin e mëtejshëm në konfliktin në Ukrainë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Zëdhënësi i Kremlinit tha të premten se vendet perëndimore që furnizojnë Ukrainën me tanke shtesë, nuk do të arrijnë të ndryshojnë rrjedhën e konfliktit dhe se ajo çka po bëjnë, është vetëm shtimi i problemeve për popullin ukrainas./VOA