Bëni Like Struga.info në Facebook


Finlanda premton miliona dollarë ndihmë ushtarake për Ukrainën, por jo tanke

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Finlanda premton miliona dollarë ndihmë ushtarake për Ukrainën, por jo tanke

Finlanda ka njoftuar një paketë të re prej më shumë se 400 milionë euro (434 milionë dollarë) ndihmë ushtarake për Ukrainën.

 

Premtimi trefishon vlerën totale të ndihmës finlandeze të mbrojtjes për Ukrainën në 590 milionë euro, tha ministria e Mbrojtjes në një deklaratë më 20 janar. Një zëdhënës i ministrisë tha se paketa nuk përfshin tanke Leopard 2.

 

Advertisement

Gjermania përballet me presion në rritje për të furnizuar Ukrainën me tanke Leopard 2, ose të paktën t’u japë leje aleatëve të tjerë si Polonia për të dorëzuar tanket e prodhimit gjerman nga stoku i tyre.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i ka bërë thirrje të hapur Berlinit që t’i dërgojë tanke Ukrainës.

 

“Nëse keni tanke Leopard, na i jepni neve”, ka thënë Zelensky për televizionin publik gjerman.

Advertisement

 

Kancelari gjerman, Olaf Schoz, u ka thënë kongresistëve amerikanë në Davos se Gjermania do ta furnizojë Ukrainën me tanke luftarake, nëse këtë e bën edhe SHBA-ja, sipas deklaratës së përfaqësuesit demokrat Gregory Meeks, nga Komiteti i Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve.

 

Rieksporti i Leopardëve kërkon miratimin e Qeverisë gjermane, kështu që edhe vendet e tjera që i kanë këto tanke nuk mund t’i dërgojnë ato në Ukrainë pa këtë aprovim./rel

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2022 Struga.info | Privacy policy