Autoritetet bullgare njoftuan se kanë konfiskuar rreth 400 kilogramë drogë të llojit heroinë në portin e qytetit Varna.

Droga u gjet e fshehur në një anije që udhëtonte nga Dubai. Anija transportonte materiale ndërtimi nga Irani, raporton DPA.

Vlera e drogës së konfiskuar arrin në rreth 22 milionë dollarë. Ngarkesa ishte e destinuar për një kompanisë bullgare. Policia ka arrestuar pronarin e kompanisë dhe gjithashtu një polic të doganës.

Ata mund të dënohen deri në 15 vjet burgim.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Bullgaria gjendet në të ashtuquajturën Rruga Ballkanike e trafikut të drogës, e cila përdoret nga grupet kriminale për të furnizuar Perëndimin me drogë nga Azia dhe Lindja e Mesme./ REL