Policia zbulon 48 kilogramë drogë në Prilep

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Zëdhënësi i MPB-së, Toni Angellovski në konferencën e sotme bëri të ditur se policia në bashkëpunim me prokurorinë gjatë ditës së djeshme ka zbuluar rreth 15 kilogramë hashish dhe rreth 33 kilogramë marihuanë, ndërsa për këtë janë arrestuar tre persona.

“Janë arrestuar V.I (55), tek i cili janë zbuluar rreth 48 kilogram drogë ndërsa ai i ka përgatitur për transport. Janë ndërmarrë masa shtesë dhe rreth orës 20P30 në Prilep është arrestuar edhe N.D (46), tek i cili është vërtetuar se ka qenë organizator i transportit. Më pas është arrestuar E.I”, tha Angellovski.

Me urdhër të prokurorisë janë kontrolluar tre vende në fshatin Debreshta të Prilepit dhe janv marrë dy automjet.

Ata do të çohen para gjykatës në procedurë paraprake./Telegrafi/

Advertisement

Policia zbulon 48 kilogramë drogë në Prilep shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy