minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajm shqiperia lajm cloud hosting petrol prices local minibus hire minibus hire Leeds
Arrestohet një polic dhe tre persona nga Shkupi, kapen me armë dhe drogë - Struga.info


Arrestohet një polic dhe tre persona nga Shkupi, kapen me armë dhe drogë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Policia e Maqedonisë dje rreth orës 21:40 në rrugën “Ilindenska” në Gostivar kanë arrestuar katër persona për posedim të armëve pa leje si dhe për prodhim ose shpërndarje të materieve narkotike. Në mesin e të arrestuarve është edhe një polic nga Shkupi.

“Janë privuar nga liria E.V. (29), M.K. (20), LL.B.(24) të gjithë nga Shkupi si dhe pjesëtari i policisë M.K. (25)”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Policia gjatë kontrolli të makinës së tipit “BMW” me targa të Shkupit, që po drejtohej nga M.K ka gjetur armë zjarri me 8 plumba si dhe mbetje nga materie e bardhë pluhur.

The post Arrestohet një polic dhe tre persona nga Shkupi, kapen me armë dhe drogë appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy