Arrestohet një person nga Hasanbegu i Shkupit, posedonte armë zjarri

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Arrestohet një person nga Hasanbegu i Shkupit, posedonte armë zjarri

MPB informon se sot rreth orës 13:00 në rrugën “M.A. Çento” policia ka arrestuar 30 vjeçarin D.F. nga Hasanbegu i Shkupit.

30 vjeçari është arrestuar deri sa po qëndronte në kafene me një polic i cili ka qenë jashtë detyrës. D.F. ka pasur të veshur jelek anti-plumb dhe pistoletë “Smit&Veson”.

Gjatë kontrollit të makinës së tij të markës “Seat Ibiza” është gjetur pushkë automatike dhe karikatorë me plumba. Pas dokumentimit të rastit D.F. do të del para Prokurorisë.

MPB njofton se në zbardhjen e rastit është përfshirë edhe Departamenti për Kontroll të Brendshme dhe Standarde Profesionale.

Advertisement

Arrestohet një person nga Hasanbegu i Shkupit, posedonte armë zjarri shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy