Një gjykatë franceze dënoi me burg Damien Tarel, i cili u bë i njohur në të gjithë botën për shuplakën që i dha presidentit francez, Emmanuel Macron.

 

28-vjeçari doli para gjykatës këtë të enjte, ku trupa e gjyqtarëve i hoqi lirinë për katër muaj. Gjithashtu, për dy vite ai duhet të punojë, t’i nënshtrohet një trajnimi psikologjik dhe të mos shkelë më ligjin.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Atij po ashtu iu ndalua të mbajë armë për pesë vjet si edhe të ketë funksione publike. Tarel u akuzua për një sulm ndaj një zyrtari publik, vepër për të cilën në Francë dënohesh me maksimumin tre vjet burg dhe një gjobë deri në 45 mijë euro.