Shuplaka që bëri “xhiron” e botës/ Kush është i riu që qëlloi presidentin Macron

Pinterest LinkedIn Tumblr +

28-vjeçari Damien Tarel është personi që goditi me shuplakë presidentin francez, Emmanuel Macron. I riu nuk është një emër i njohur për autoritetet franceze, pasi nuk ka rekorde penale.

Ai është në paraburgim dhe pritet të akuzohet për sulm ndaj një figure publike, një vepër që mbart një dënim maksimal prej tre vjet burg dhe një gjobë prej 45,000 euro.

Advertisement

Macron, i cili po udhëtonte në vend pas pandemisë, më pak se një vit para zgjedhjeve presidenciale, u sulmua të martën në jug të Francës.

28-vjeçari guxoi t’i ngrinte dorën presidentit francez Emanuel Macron duke bërtitur “Poshtë makronizmi”.  Ai jeton me nënën e tij në qytetin e Dromit.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy