Në pritje të rikthimit në fushë, për të luftuar me Juventusin dhe Lazion për titullin e Serisë A, Interi po luan shumë në merkato.

Po flitet shumë për shitjen e mundshme të Lautaro Martinezit te Barcelona, por edhe për të ardhmen e Mauro Icardit, të cilin pas 20 golave të shënuar, PSG kërkon ta mbajë.

Oferta e përgatitur, gjithsesi është me e vogël se shuma 70 milionë euro që parashikohet në marrëveshjen e arritur verën e kaluar.

Pezullimi i kampionateve për shkak të COVID-19 ka shkaktuar humbje të mëdha ekonomike për të gjitha shoqëritë, ndaj francezët do të përgatitin një ofertë tjetër: 50 milionë euro plus 10 milionë bonuse (që nuk mund të arrihen lehtësisht).

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

PSG ka nxituar për këtë ofertë, duke patur parasysh se më 31 maj skadon marrëveshja e nënshkruar mes klubeve për huazimin e Icardit.

Tashmë topin kalon në fushën e Interit, që duhet të vendosë nëse duhet ta pranojë një shifër më të ulët krahasuar me atë të fiksuar në marrëveshje, për t’u liruar përfundimisht nga një lojtar i talentuar, por që ka krijuar probleme të shumta në dhomat e zhveshjes së skuadrës zikaltër.