Shumë pakënaqësi për vlerën e shitjes, por Icardi bëhet shitja e dytë më e shtrenjtë e Interit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Shumë pakënaqësi për vlerën e shitjes, por Icardi bëhet shitja e dytë më e shtrenjtë e Interit

Mauro Icardi është zyrtarisht një futbollist i PSG-së. Prej një viti, e ardhmja e sulmuesit argjentinas ishte në pikëpyetje, me tifozët zikaltër të mërzitur me të, e që donin largimin.

Por klubi milanez dëshironte që të merrte më të mirën, pavarësisht interesimit edhe të klubeve të tjera. Sot gjithçka u mbyll, ndërsa Interi pranoi të ulte disi pretendimet ekonomike dhe kampionët e Francës ushtruan të drejtën e blerjes së kartonit të sulmuesit.

Marrëveshja për kartonin e Icardi-t u arrit mbi bazën e 50 milionë eurove që do të shkojnë menjëherë në arkat e klubit zikaltër plus 8 milionë euro të tjera në formë bonusesh lehtësisht të arritshme për një total prej 58 milionë eurosh, ndërkohë që në marrëveshje është përfshirë edhe një klauzolë se në rast se PSG vendos ta shesë Mauriton te një klub italian brenda 12 muajve të ardhshëm do të derdhë në arkat e Interit edhe 15 milionë euro të tjera.

Advertisement

Ky çmim te një pjesë e tifozëve ka sjellë pakënaqësi, pasi prisnin më shumë. Por me këtë shitje zikaltrit kanë rregulluar ndjeshëm bilancin pasi Icardi ka sjellë një plusvalencë prej më shumë se 48 miljonë eurosh. Icardi u bë kështu shitja e dytë më shtrenjtë në historinë e Interit duke kaluar dhe fenomenin Ronaldo ndërkohë që para tij qëndron vetëm Zlatan Ibrahimovic të cilin zikaltrit e shitën në vitin 2009 te Barcelona për 69,5 milionë euro.

Icardi ka firmosur me parizienët një kontratë deri në vitin 2024 me një pagë prej plot 10 milionë eurosh në sezon. 20 golat e realizuar nga 27-vjeçari gjatë këtij sezoni ndërmjet Ligue 1, Kupave të Francës dhe Champions League bindën drejtorin sportiv të francezëve Leonardo të blente kartonin e Icardit për më tepër që në fund të këtij sezoni, PSG do të humbasë edhe Edinson Cavanin që i skadon kontrata.

Në momentin e huazimit të futbollistit te kampionët e Francës në 31 gusht të vitit të kaluar ishte rënë dakort që PSG do ta blente kartonin e sulmuesit për shumën e 70 milionë eurove, por kriza ekonomike nga koronavirusi bëri të vetën edhe në këtë operacion merkatoje, me Interin që uli me rreth 20 milionë euro kërkesat e saja, edhe pse bonuset prej 8 milionë eurosh mund të arrihen lehtësisht pasi lidhen me kualifikimin në Champions gjatë sezonit të ardhshëm të PSG dhe një numri të caktuar golash.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy