Një vit më parë Policia britanike zbuloi në Osksford një bandë shqiptare e cila kultivonte bimë kanabisi që vlerësohet se kapin vlerën prej 1.5 millionë paund.

Zbulimi i bandës shqiptare nga autoritetet britanike u bë rastësisht, kur kompania energjitike bëri kontrollin e faturave të zonës.

Pasi kryen kontrollet autoritetet zbuluan në banesat e shqiptarëve 3 laboratorë kanabisi të përshtatur me drita dhe gjithçka tjetër që duhet për kultivimin e lëndëve narkotike.

Shqiptarët e arrestuar të cilët kanë dalë sot para gjykatës janë: Dritan Meta, 43 vjeç, Refik Skepi, 45 vjeç dhe Visar Elezaj, 38 vjeç. Gjyqi është duke u zhvilluar.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Shqiptarët akuzohen për prodhim të lëndëve narkotike nga 1 qershori 2021 deri më 18 gusht 2022. Të gjithë e mohojnë veprën. /vizionplus.tv/