Kujdeseshin për fermën e kanabisit me vlerë 100 mijë paund, burgosen 3 shqiptarët në Britani

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Tre shqiptarë, të cilët u gjetën në një fermë kanabisi janë burgosur nga policia britanike.

Policia bastisi njësinë industriale, në Albert Street në Rhyl, gjatë nëntorit dhe gjeti 540 bimë kanabisi me vlerë 100,000 £.

Të tre të pandehurit, me origjinë nga Shqipëria, pranuan se po po kudjeseshin për bimët dhe u dënuan secili me 14 muaj burg  ditën e sotme.

Sipas medieve britanike bëhet fjalë për Nrek Ndoj, 26 vjeç, pa adresë fikse, Edmond Ndoj, 23 vjeç, nga Albert Street, Rhyl dhe Ertil Loca, 22 vjeç, pa adresë fikse.

Advertisement

Kujdeseshin për fermën e kanabisit me vlerë 100 mijë paund, burgosen 3 shqiptarët në Britani

Gjykatësi Timothy Petts, u tha të pandehurve: “Prokuroria pranon se ju nuk keni qenë truri i këtij operacioni. Ata që drejtuan operacionin ishin në gjendje t’ju shfrytëzonin për shkak të situatës tuaj në këtë vend.”

Pasi të përfundojnë dënimin, shqiptarët do të dëbohen nga Britania e Madhe tha gjykastësi./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy