Republikanët dështuan në disa raunde votimi këtë të mërkurë të zgjedhin kandidatin e tyre Kevin McCarthy në krye të Dhomës së Përfaqësuesve. Ligjvënësit e Kongresit të ri u mblodhën për të dytën ditë me radhë për të zgjedhur kryetarin, por republikanët që kanë kontrollin e Dhomës u shfaqën sërish të përçarë. Kundërshtarët e zotit McCarthy, nuk kanë ndryshuar mendim dhe ai nuk arriti të siguronte shumicën e votave për t’u zgjedhur në këtë post.

 

 

Aktualisht, republikanët e kontrollojnë Dhomën e Përfaqësuesve me një epërsi të ngushtë, prej vetëm 9 ligjvënësish ndaj demokratëve. Republikanët kanë 222 ligjvënës në këtë dhomë dhe zotit McCarthy i duhen 218 vota për t’u zgjedhur kryetar, në rast se të gjithë ligjvënësit e të dy krahëve marrin pjesë në votim dhe askush nuk abstenon. Zoti McCarthy pati sërish kundër 20 ligjvënës. I ashtuquajturi “Grupi i Lirisë”, ku bëjnë pjesë anëtarët më konservatorë të grupit republikan janë vënë kundër zotit McCarthy. Shumë prej tyre, në javët e fundit shprehën pikëpamjen se zoti McCarthy nuk ishte aq konservator sa duhej për te udhëhequr republikanët e Dhomës së Përfaqësuesve.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

 

Disa republikanë i kanë kërkuar publikisht zoti McCarthy që të shqyrtojë mundësinë e tërheqjes, por ai është shprehur se nuk do të dorëzohet. Seanca e të mërkurës e cila nisi në mesditë u zhvillua disa orë pasi ish Presidenti Donald Trump bëri thirrje që zoti McCarthy të zgjidhej në krye të Dhomës së Përfaqësuesve, të cilit ai i është referuar si “Kevini im”. Zoti Trump shkruante në rrjetet sociale se “anëtarët republikanë duhet të votonin Kevinin, të mbyllnin çështjen dhe të siguronin fitoren”.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Nga ana tjetër, ligjvënësi demokrat Hakeem Jeffries nga Nju Jorku, mori mbështetjen e të 212 ligjvënësve demokratë. Por ai nuk ka asnjë shans të zgjidhet në krye të kësaj dhome nisur nga fakti që asnjë republikan nuk do ta ndihmonte atë të siguronte pragun e nevojshëm për t’u shpallur fitues, prej 218 votash. Betimi i ligjvënsëve të rinj nuk mund të bëhet pa u zgjedhur më parë kryetari dhe për pasojë punimet e Dhomës së Përfaqësuesve përfshirë veprimtaritë e komisioneve mbeten të bllokuara.