Republikanët të përçarë në Kongres; dështon zgjedhja e Kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Për herë të parë në më shumë se 100 vjet, Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara nuk arrin të zgjedh dot Kryetarin e saj.

 

Pas largimit nga ky post i demokrates Nensi Pelosi, kandidati për zëvendësimin e saj shihej republikani Kevin Mekarti. Por ky i fundit pas tre raundesh votimi nuk arriti të marrë të paktën 218 votat që i duheshin.

 

Advertisement

Ky dështim në zgjedhjen e tij i është deleguar përçarjes mes republikanëve. Janë të paktën 20 përfaqësues konservatorë të cilët nuk kanë votuar për kolegun e tyre.

 

Dhoma e Përfaqësuesve pritet të mblidhet sërish të mërkurën vonë me një raund të katërt votimi, por nuk është e qartë nëse 20 ligjvënësit republikanë do të ndryshojnë qëndrim karshi kandidaturës së Mekartit, apo nëse mund të shfaqen edhe kandidatë të rinj.

 

Advertisement

Më herët ata janë shprehur se Kevin Mekarti nuk është mjaftueshëm konservatorë sa për të përfaqësuar interesat e partisë dhe të republikanëve amerikanë.

 

Republikanët kanë një shumicë të ngushtë në Dhomën e Përfaqësuesve, ndërsa një vend është momentalisht vakant. Kevin Mekarti shërben prej 16 vitesh si ligjvënës nga Kalifornia. Nëse ai do të zgjidhej Kryetari i Dhomës, do të bëhej edhe zyrtari i dytë në radhën e hierarkisë në shtetin amerikan pas Presidentit. Mos zgjedhja e Kryetarit të Dhomës ka pezulluar punën në Kongres.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy