Sulmet me raketa në Mykolaiv të Ukrainës kanë shkaktuar viktima masive. Sipas BBC, në raport thuhet  se të paktën 45 persona kanë vdekur.

Korrespondenti io BBC Andrew Harding, në Odesa tha  se të paktën dy raketa raportohet se kanë goditur kazermat e ushtrisë në veri të qytetit.

Harding tha se kazermat po përdoreshin për të trajnuar ushtarët lokalë në qytetin që ka frenuar një ofensivë të madhe ruse përgjatë bregut të Detit të Zi.

“Mykolaiv ka përjetuar javë të tëra bombardimesh intensive, pasi trupat ruse u larguan nga qyteti. Forcat ruse më pas u përpoqën të anashkalonin qytetin në veri, por u penguan përsëri nga ukrainasit”, tha gazetari.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";