Warner Bros, Disney dhe Sony kanë ndaluar shfaqjen e filmave të tyre në kinematë ruse pas pushtimit në Ukrainë.

 

Këto njoftime nënkuptojnë se premierat e filmave si, The Batman, Turning Red dhe Morbius nuk do të shfaqen siç ishte planifikuar.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ky vendim vjen teksa qeveritë në shumë vende të botës kanë shtuar sanksionet kundër Moskës. Në ditët e fundit, korporatat globale, përfshirë gjigantë të energjisë dhe ata të prodhimit të makinave, kanë ndërprerë lidhjet biznesore me Rusinë.

 

Ndërkohë Netflix ka thënë se nuk do të respektojë rregullat e reja ruse për të transmetuar kanale të mbështetura nga shteti.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Duke marrë parasysh situatën aktuale, ne nuk kemi në plan që të shtojmë këto kanale në shërbimin tonë”, ka thënë një zëdhënës i Netflixit.

 

Platformat teknologjike, Twitter dhe Faceook kanë marrë po ashtu hapa drejt kufizimit të mediave shtetërore ruse në platformat e tyre, pasi janë akuzuar për përhapje të dezinformatave për pushtimin rus në Ukrainë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";