Presidenti Donald Trump ka votuar personalisht në Florida këtë të shtunë, duke u bashkuar me më shumë se 53 milion amerikanë që kanë votuar tashmë edhe pse zgjedhjet do të mbahen më 3 nëntor.

 

DONALD TRUMP
PRESIDENT I SHBA

“Ishte një votë e sigurt, shumë më tepër sesa do të kishte qenë votimi me postë. Çdo gjë ishte e përsosur, strikte dhe e mirëorganizuar. Me postë nuk do të ishte asnjëherë kështu, kaq e sigurt. Është nder të votoj në një zonë që e njoh shumë mirë. Në vazhdim do të kemi tre tubime të mëdha, turmat kanë gjithmonë të jashtëzakonshme.”

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Ndërsa mbeten vetëm 10 ditë përpara zgjedhjeve, fushata e dy kandidatëve, Donald Trump dhe Joe Biden është përqëndruar ne shtetet kyce për votat e kolegjit zgjedhor, Arizona, Florida, Miçigan, Karolina e Veriut, Pensilvania dhe Uiskonsin.

 

Shpallja zyrtare e fituesit të garës presidenciale është një proces disa mujor që përfundon në muajin janar. Amerikanët votojnë për të zgjedhur anëtarët e Kolegjit Elektoral, këta të fundit votojnë për të zgjedhur Presidentin dhe më pas Kongresi shpall fituesin e zgjedhjeve të cilit i duhen minimalisht 270 vota të kolegjit zgjedhor.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";