“Votimi me postë cenon zgjedhjet”/ Trump: Procesi mund të zvarritet

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Votimi me postë cenon zgjedhjet”/ Trump: Procesi mund të zvarritet

Presidenti Donald Trump është tërhequr nga pretendimi për të shtyrë zgjedhjet presidenciale që do të mbahen në muajin nëntor. Përmes një postimi në rrjetin social twitter, Trump e mbështeti idenë e tij në hamendësimet se votimi me postë do të manipulohet.

“Me votimin e përgjithshëm me postë zgjedhjet e 2020-s do të jenë zgjedhjet më të pasakta dhe më të manipuluara në histori. Do të jetë një turp i madh për SHBA. A duhen shtyrë zgjedhjet në mënyrë që njerëzit të mund të votojnë siç duhet???.”

Por pasi debati u zgjerua ndjeshëm, kreu i Shtëpisë së Bardhë në një konferencë për shtyp tha se nuk donte shtyrjen e votimeve, por shqetësohej se mund të lindnin probleme nga miliona fletëvotime të dërguara me postë.

“Dua zhvillimin e zgjedhjeve dhe daljen e rezultatit, i dua shumë, shumë më tepër se ju. Por nuk dua vonesa. Dua të zhvillohen votimet. Por gjithashtu, nuk dua të pres për tre muaj dhe të mësoj më pas se mungojnë fletëvotime dhe se zgjedhjet nuk kanë vlerë”, tha Trump.

Advertisement

Presidenti citoi njoftime të medias për probleme me votimet me postë, pasi fletëvotimet kanë mbërritur vonë. Presidenti tha se mund të duhen javë, muaj, ndoshta edhe vite për të sqaruar procesin.

Datat e zgjedhjeve federale përcaktohen nga Kongresi dhe Kushtetuta nuk parashikon asnjë dispozitë për shtyrje të ceremonisë së inaugurimit të Presidentit më 20 janar të vitit 2021.

Kryetari i shumicës republikane të Senatit, Mitch McConnell bëri të qartë se data e zgjedhjeve të 3 nëntorit është e vendosur përfundimisht duke shtuar se zgjedhjet janë mbajtur edhe në kohë krizash.

“Votimi me postë cenon zgjedhjet”/ Trump: Procesi mund të zvarritet shkruan Vizion Plus.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy