Një ngjarje sa e çuditshme aq edhe komike ka ndodhur në Turqi, ku një person i shpallur i zhdukur nga familjarët i është bashkuar kërkimit policor për zhdukjen e tij, pa kuptuar se ishte ai personi që po kërkohej.

Ngjarja ka ndodhur në Inegol të Turqisë, ku 50-vjeçari Beyhan Mutlu teksa ishte duke pirë me miqtë e tij u fut drejt një pylli ku u zhduk për orë të tëra. Kjo bëri që familjarët e tij të lajmërojnë autoritetet, të cilët organizuan një grup për të gjetur 50-vjeçarin.

Në gjendje të dehur pa kuptuar se çfarë po bënte, 50-vjeçari, i është bashkuar kërkuesve në pyll. Pas disa orë kërkimesh, vetëm kur dikush thërriti emrin e tij, ai e kuptoi që ishte i zhdukur dhe u përgjigj: “Unë jam këtu”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Pas verifikimeve të policisë, 50-vjeçari është çuar në shtëpi