Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Serbi. Një 2-vjeçare e cila rezultonte e zhdukur që prej 26 marsit u gjet e pajetë këtë të enjte në një kanal.

Mediat në Serbi raporotjnë se trupi i pajetë i vogëlushes, Danka Iliq u gjet në kanal. Lajmin e rëndë për 2-vjeçaren e konfirmoi sot presidenti serb, Aleksandër Vuçiç.

Vuçiç tha se kanë qenë dy punonjës të ujësjellësit ata të cilët e kanë perplasur aksidentalisht vogëlushen me makinën e tyre të shërbimit dhe më pas trupin e pajetë e kanë hedhur në një kanal.

Mësohet se autorët e kësaj ngjarje të rëndë janë arrestuar. Nga hetimi i policisë kriminale të PU Bor bëhet me dije se gjithçka ka ndodhur më 26 mars rreth orës 13:52, pra vetëm shtatë minuta pasi vajza është zhdukur sipas kallëzimit të nënës.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Danka u zhduk më 26 mars teksa po lunate para shtëpisë së saj në fshatin Bansko Polije në Serbinë verilindore.

/vizionplus.tv/