Mbyti 64-vjeçaren dhe e hodhi në kanal/ Policia arreston autorin, zbardhet ngjarja në Kuçovë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Mbyti 64-vjeçaren dhe e hodhi në kanal/ Policia arreston autorin, zbardhet ngjarja në Kuçovë

Policia e Beratit ka zbardhur ngjarjen e mbrëmjes së djeshme, ku një grua u gjet e pajetë në kanal.

 

Sipas policisë, është arrestuar autori i ngajrjes, Fetahr Marra i cili dyshohet se pasi e ka mbytur 68 vjeçaren e ka lënë trupin e pajetë në një kanal.

 

Advertisement

Viktima Fatime Suli u transportuar gjatë natës drejt Morgut të Spitalit Rajonal Berat, ku pas kryerjes së autopsisë mjeko-ligjore, rezultoi se shkaku i vdekjes së 63-vjeçares ishte asfiksimi nga mbytja me duar.

 

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kuçovë, pas marrjes së njoftimit për një shtetase të pajetë në kanal, në fshatin Havaleas, Kuçovë, menjëherë kanë shkuar në vendngjarje, së bashku me grupin hetimor.
Falë veprimeve të shpejta dhe informacioneve të grumbulluara u bë i mundur identifikimi dhe kapja e autorit të dyshuar të kësaj ngjarjeje.

 

Advertisement

Në vijim të veprimeve, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kuçovë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit F. M., 58 vjeç, banues në fshatin Havaleas, Kuçovë, i cili dyshohet se për motive të dobëta, e ka mbytur dhe e ka lënë në një kanal shtetasen F.S., 64 vjeçe, banuese në fshatin Havaleas, Kuçovë.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy