Yulia Navalnaya, e veja e opozitarit Alexei Navalny, tha sot se Vladimir Putin nuk është presidenti legjitim i Rusisë dhe se rezultatet zyrtare të zgjedhjeve nuk kanë asnjë kuptim.

“Ne i dëshmuam vetes dhe të tjerëve se Putini nuk është presidenti ynë. Ne nuk e zgjodhëm atë”, tha Navalnaya, duke iu referuar protestave të quajtura “Mesdita kundër Putinit” që u zhvilluan në ditën e fundit të zgjedhjeve presidenciale të 17 marsit.

Në ditën e fundit të zgjedhjeve, opozita në Rusi bëri thirrje për një protestë politike paqësore, por simbolike kundër rizgjedhjes së Presidentit Vladimir Putin.

Mijëra njerëz dolën në qendrat e votimit në të gjithë Rusinë si pjesë e fushatës “Mesdita kundër Putinit”. Rusët kundërshtues të Putinit shkuan në qendrat e tyre lokale të votimit atë pasdite ose për të hedhur vota të pavlefshme në shenjë proteste ose për të votuar për një nga tre kandidatët e tjerë kundër Putinit, i cili megjithatë u rizgjodh si president i vendit. /vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";